Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka treguar se ishte angazhuar që Ukraina edhe pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mos të votojë kundër anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
“Unë kam ndërmjetësuar komunikimin mes Kosovës dhe Ukrainës që Ukraina që ajo mos të voton kundër Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo ka qenë një përpjekje e imja që të lidh kryeministrin Kurti me ministrin e Jashtme të Ukrainës. Ukraina nuk votoi kundër edhe pse nuk e njeh Kosovën”, tha Osmani gjatë një interviste në T7.
Kryediplomati maqedonas i është kundërpërgjigjur edhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili deklaroi se de-eskalimi i situatës në Veri të territorit nuk ndodhi në bazë të planit 9-pikësh të OSBE-së, ashtu sikurse pretendoi Osmani.
“Kontributin për Kosovën nuk e shoh me folklorizma e me rrahje gjoksi e me shkrime në Facebook, por me nderim kredibiliteti dhe autoriteti par qendrave të vendimmarrjes”, shtoi.
“Ne si OSBE kërkuam të krijohej një distancë fizike mes forcave speciale dhe ushtrisë serbe. Ishte gënjeshtër e madhe që ne kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi Veriun. Ishte vetëm forcat e armatosura të largohen nga njëra-tjetra, të mos kishin kontakt fizik, sepse mund të krijonte një realitet të ri që ishte në vijë të ndryshimit të kufijve”.
Më 7 prill, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, deklaroi se deeskalimi i situatës në Veri të territorit nuk ndodhi në bazë të planit 9-pikësh të OSBE-së, ashtu sikurse pretendoi Osmani.
Kryeziu, kujtoi se pika 3 sugjeron që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, nën asistencën e KFOR-it dhe EULEX.
Ai konsideroi se nëqoftëse se nuk do përgjigjej Policia e Kosovës gjatë dhe pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës, atëherë sot do të bëhej fjalë për një realitet tjetër.
The post Osmani: Kontributin për Kosovën s’e shoh me folklorizma, kam ndërmjetësuar që Ukraina të mos votojë kundër Kosovës në KiE appeared first on Albanian Post.








