840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë rreth 650 mijë. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara. E vendet që vizitohen më shumë këtë periudhë janë Zvicra, Gjermania, Austria e Turqia, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.








