Në konferencën STEMinists’24, e cila mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre, në panelin e parë u diskutua hendeku gjinor në fizikë dhe astronomi si dhe rëndësia e masave afirmative dhe rrjetëzimi, raporton Ekonomia Online. Aty u tha se ne Kosovë hendeku gjinor në shkenca është shumë i pranishëm dhe se duhet më shumë punë që femrat të angazhohen në këto fusha.








