mediat-izraelite:-netanyahu-rrezikon-nje-urdherarrest-nga-icc-ja

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, rrezikon që Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) të lëshojë një urdhër arresti kundër tij, por Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një përpjekje intensive diplomatike për ta parandaluar atë.

Këtë e shkruan faqja izraelite e lajmeve “Walla”, e cila thekson se Netanyahu është i angazhuar në për të shmangur ndërhyrjen e Gjykatës së Hagës.

Analisti i “Haaretz”, Amos Harel shkroi gjithashtu se qeveria izraelite po punon nën supozimin se prokurori i ICC-së, Karim Khan mund të lëshojë urdhër-arrest këtë javë për Netanyahun, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe kreun e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF), Herzi Halevi.

Shtetet e Bashkuara – të cilat ashtu si Izraeli nuk janë në mesin e 124 vendeve që kanë nënshkruar Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale – janë të angazhuar në një përpjekje për të bllokuar urdhër-arrestet.

The post Mediat izraelite: Netanyahu rrezikon një urdhërarrest nga ICC-ja appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here