Selena Gomez zbuloi një ndryshim të ri të hënën në TikTok, duke ndërruar flokët e saj të zeza dhe të gjata me një bob të shkurtër dhe të hijshëm.

Dhe ndërsa qëllimi i paraqitjes së rrallë të yllit 29-vjeçar në mediat sociale ishte promovimi i finales së serialit “Only Murders in the Building”, fansat dukeshin më të interesuar për prerjen e flokëve të saj.ImageFOTO GALERI

“Dukesh shumë mirë me flok të shkurtra Selena”, komentoi dikush. “Ti dukesh bukur me çdo stil flokësh”, shkroi një tjetër.

Shumë gjithashtu e krahasojnë pamjen e Gomez me stilin e flokëve të personazhit të saj “Wizards of Waverly Place”, Alex Russo, e luajtur në serinë Disney, ndërsa disa e krahasuan atë me pamjen e saj në Met Gala 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here