KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë e pagesave të energjisë elektrike, por edhe për ta shikuar atë në mënyrë digjitale. Nga kjo kompani bëjnë të ditur se përpos pagesave në arkat e tyre, institucioneve financiare bankare dhe jobankare, si dhe aplikacionit eKesco, qytetarët e Kosovës dhe bashkëqytetarët nga diaspora mund të kryejnë pagesat shpejt dhe lehtë…








