Është përkujtuar Masakra e Saradranit. 25 vjet më parë, në këtë fshat të Istogut nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë, u vranë 18 civilë. Për t’i nderuar ata, sot ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kurti tha se vetëm drejtësia i mbyllë plagët. “Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!”, tha Kurti.








