Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se LDK nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare, duke iu referuar takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi. Ajo përsëriti se LDK nuk shkon për të bërë pazare dhe se marrëveshjet ndërkombëtare tha se i kanë votuar “pa asnjë interes”. “Ne nuk kemi asgjë për të biseduar me një njeri që të thërret në tavolinë për pazare.








