Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e Qarkut Korçës, për përgatitjen e emergjencave civile në sezonin e verës.
Pikë kryesore e diskutimit ishte parandalimi dhe reagimi në kohë rekord për shuarjen e zjarreve, fenomen i cili vë në presion emergjencat civile gjatë verës.
“Siç e ndoqët sapo përmbyllëm takimin e komisionit të mbrojtjes civile në qarkun e Korçës, që kryesohet nga prefekti i Qarkut. Gjej rastin të falënderoj prefektin dhe kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve të Korçës për seriozitetin me të cilin ata kanë vlerësuar dhe ndjekur të gjitha situatat e emergjencës në Qarkun e Korçës”.
Sipas tij, është “një qark i cili funksionon shumë mirë në mekanizmin e vetë, në menaxhimin dhe rakordimin e të gjithë situatave të emergjencës, u diskutua dhe për çështje specifike, ndër to ishte dhe çështja e numrit të zjarrfikësve në bazë të Bashkive i cili, sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit është një numër i fiksuar standard”.
“Duhet të diskutojmë dhe relatojmë në drejtorinë e përgjitshme të mbrojtjes nga zjarret, pranë ministrisë së Brendshme, me të cilinë ne jemi në koordinim të përhershëm, pasi është një standard i cili duhet të vlerësohet sepse bashki të ndryshme, kanë kapacitete të ndryshme, por edhe rrisje të ndryshme. Dhe mbi bazën e rrisqeve të zjarreve do të duhet të angazhojnë dhe kapacitetet e burimeve njerëzore”.
The post Zjarret në sezonin e verës, Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë appeared first on Albanian Post.








