Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” (Banke Poštanske Štedionice). Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale…








