Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Vushtrrisë. Ai përmendi një prej tyre, Bukurinë, për të cilën tha se është zhdukur qe 25 vjet dhe se ajo nuk ishte një nga 67 shqiptarët që u gjetën në Batajnicë të Beogradit. “Bukuria i kishte 16 pranvera. Më 26 gusht 1999 do të mbushte 17 vjet. Sot janë bërë 25 vite prej zhdukjes së saj. Më 22 maj 1999…








