Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin italian, Antonello De Riu, ku ka theksuar kërcënimet e vazhdueshme që po bën Serbia me qëllim të destabilizimit të rajonit.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit”.
Përmes një komunikate për media është thënë se Osmani e falënderoi ambasadorin edhe për dërgimin e trupave italian të KFOR-it në Kosovë.
“Në takim u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim”.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës.
Osmani, gjatë së premtes është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, për të diskutuar për situatën e sigurisë.
E para e shtetit e ka falënderuar komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.
The post Osmani e falënderon ambasadorin italian për dërgimin e trupave të KFOR-it: Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit po vazhdojnë appeared first on Albanian Post.








