Qentë me të vërtetë se janë miqtë tanë më të mirë, dhe sipas një studimi suedez, ata edhe mund të na zvogëlojnë rreziqet për sëmundje të zemrës. Studimi me 3.4 milionë persona të moshave mes 40 dhe 80 vjet ka zbuluar se mbajtja e qenit ishte ndërlidhur me zvogëlim deri në 32 për qind të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe me 20 për qind rrezik më të vogël të vdekjes nga çfarëdo shkaktari.








