Serbët që jetojnë në komunat veriore kanë frikë të punojnë në institucionin publik me kryetarët shqiptar nga hakmarrja e Listës Serbe. Edhe ata që aktualisht janë në marrëdhënie pune në Komunën e Zveçanit kujdesen që të mos shfaqen në kamera, ndërsa rrugën për në punë e bëjnë me taksi në mënyrë që të mos identifikohen me veturat e tyre. Kështu u shpreh për A2CNN, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.








