Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë arkivolit të akademik Rexhep Ferri, pas akademisë përkujtimore që u mbajt për nderë jetës dhe veprës tij disa dekadëshe, raporton Ekonomia Online. Kreu i ekzekutivit dhe shumë miq e bashkëpunëtorë të akademik Ferrit e kanë vlerësuar lartë jetën dhe veprën e tij, duke thënë se ai do të kujtohet edhe nga brezat që do të vijnë.








