opozita-s’voton-disa-projektligje-ne-komisionin-per-integrim-–-s’jane-ne-perputhje-me-legjislacionin-e-be-se- 

Në Komisionin për Integrim Evropian, të premten, nuk ka kaluar as një Projektligj, kjo për shkak të mosvotimit të deputetëve të opozitës.

Këto projektligje, sipas opozitës, nuk janë të rregulluara sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë nuk është rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së”, ka thënë kryetarja e këtij Komisioni nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Të njëjtën konstatim, Krasniqi, ka pasur edhe për Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Sipas saj në këtë projektligj nuk është marr parasysh asnjë nga propozimet dhe rekomandimet e BE-së.

As ky projektligj nuk është i rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së. Janë dhënë propozime dhe rekomandime nga BE-ja, por që nuk janë marr parasysh nga komisioni funksional”, ka thënë ajo.

Sipas saj as projektligjet si ai për rrugët, ai për Këshillin e Sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.

The post Opozita s’voton disa projektligje në Komisionin për Integrim – s’janë në përputhje me legjislacionin e BE-së   appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here