lorde-vlereson-albumin-“brat”-te-charli-xcx-mes-spekulimeve-se-relatat-e-tyre-jane-perkeqesuar

Albumi “Brat” i këngëtares Charli XCX do të dalë në Shtetet e Bashkuara pak me vonesë dhe fansat në pjesë të tjera të botës tashmë e kanë blerë atë.

Një nga ata fansa është artistja e famshme Lorde, e cila ndau një mesazh të ëmbël për albumin e shumëpritur derisa komentoi edhe një nga këngët në “Brat”, për të cilën u aludua është fokusuar tek ajo.

Në një këngë të titulluar “Girl, So Confusing”, Charli detajon një dinamikë të komplikuar me një tjetër këngëtare femër, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Ajo përshkruan se ndihet konfuze për këto emocione, sepse e ka zili këtë person të paidentifikuar, ndërsa ende gjen gjëra për të admiruar për të.

Ka pasur spekulime të përhapura se kënga ka të bëjë me Lorde pasi dyshja e këngëtarëve pop janë krahasuar gjerësisht në të kaluarën – madje duke u ngatërruar me njëra-tjetrën në intervista dhe ndërveprime të përditshme – dhe më shumë sepse Charli kohët e fundit pranoi se ndjehej xheloze për suksesin e Lorde kur ajo publikoi “Royals” në vitin 2013.

“Kur doli ‘Royals’, isha super xheloze për suksesin që mori ajo këngë dhe që mori Ella. Ju i bashkoni të gjitha këto gjëra së bashku në trurin tuaj, si: ‘Ajo ishte në muzikën time. Ajo kishte flokë të gjata, njëjtë edhe unë. Ajo mbante buzëkuq të zi, edhe unë dikur. Ju krijoni këto paralele dhe mendoni: ‘Epo, mund të isha unë’”, tha Charli aso kohe.

“Por në fakt ne jemi njerëz krejtësisht të ndryshëm. Unë nuk po bëja muzikë që tingëllonte si ‘Royals’. Mendoj se thjesht lexoni atë që dëshironi në të, sepse ndiheni të pasigurt për punën tuaj”, shtoi ajo.

Në ditën e publikimit të albumit “Brat”, Lorde hyri në Instagram për të konfirmuar se nuk kishte xhelozi mes dyshes dhe ndau një paragraf lavdërimi për albumin.

“I vetmi album që kam ruajtur ndonjëherë doli sot. Askush sikur kjo”, tha mes tjerash Lorde.

Charli u shfaq në podcast “La Culturistas” të Matt Rogers dhe Bowen Yang së fundmi dhe diskutoi më tej këngën, duke mos zbuluar ende se për kë po këndon.

“Unë nuk kam vendosur plotësisht nëse po e zbuloj”, tha ajo.

“Kur e shkrova, thashë: ‘Po zbuloj!’ Por tani, e dini, ka ardhur koha, s’jam e gatshme akoma. A mendoni se duhet të zbuloj? Njerëzit do të hamendësojnë. Ju ndoshta keni një supozim të saktë dhe nuk do ta them me zë të lartë, sepse do ta kuptoni nga fytyra ime, por me siguri do të jetë ai person”, tha ajo.

Gjithsesi, Lorde thuhet se po punon për albumin e saj të ri, vazhdimin e “Solar Power” të vitit 2021.

Ajo ka qenë më aktive në rrjetet sociale se kurrë, ndërsa fansat presin me padurim lëvizjen e radhës të këngëtares me origjinë nga Zelanda e Re.

Ndërkohë, Charli do të niset në turneun e saj të përbashkët në arenën “Sweat” me Troye Sivan duke filluar nga 14 shtatori në Little Caesars Arena në Detroit.

The post Lorde vlerëson albumin “Brat” të Charli XCX mes spekulimeve se relatat e tyre janë përkeqësuar appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here