Një person është arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje. Policia ka vepruar pasi i dyshuari në një intervistë për media ka deklaruar se posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Autoritetet i kanë gjetur në shtëpi një antiplumb, tre fishekë, një thikë, brisk e këllëf për armë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar…








