apeli-i-gjkko-le-ne-burg-ish-kryebashkiakun-e-bulqizes

Gjykata Posaçme e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqizës.

Alla dhe 9 persona të tjerë u gjetën fajtorë për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit.

Ai u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Alla u arrestua më 14 mars të vitit të shkuar, teksa një ditë më pas, ishte SPAK që zyrtarizoi akuzën, duke bërë me dije se Alla dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ai më pas u la në burg nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, së bashku me disa zyrtarë të tjerë pranë kësaj bashkie, lidhur me akuzat për korrupsion dhe abuzime me tenderat publikë.

Pavarësisht vendimit, Alla personalisht e ka kundërshtuar, duke parashtruar se ai vetë nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit dhe madje, e ka etiketuar arrestimin e tij si “politik”.

Në pranga kanë rënë edhe 12 persona të tjerë, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë.

Nga hetimi ka rezultuar se për ish-zyrtarin nën hetim “me detyrë kryebashkiak me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur më 30 prill të vitit 2021”.

Kjo, ndaj operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322. milionë lekë të reja, me afat kohor 10 mujor, vëren SPAK.

 

The post Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here