Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i cili ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Ballovc të Podujevës, nga ora 18:00. “Vdekja e prindërve të dëshmorëve lë një boshllëk të madh për të gjithë familjarët, shokët e bashkëluftëtarët. Baca Muharrem ishte i dashur, fjalë mirë e burrëror edhe në çastet më të rënda për të e familjen.








