dogana-parandalon-kontrabanden-ne-jarinje

Në linjën e rregullt të autobusit nga Serbia për në Kosovë, oficerët doganorë kanë zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara.

“Pas kontrollit të detajuar në bagazhin e autobusit, në valixhet e një udhëtare janë gjetur mallra të padeklaruara. Këpucë për fëmijë, mallra të ndryshme tekstili”, thuhet në njoftim për media të Doganës.

Ndërkaq këto mallra janë konfiskuar menjëherë dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit të përfshirë.

Sipas njoftimit, ky operacion është një tjetër sukses në përpjekjet për të luftuar kontrabandën dhe për të siguruar një treg të drejtë dhe të ligjshëm.

Në pikën kufitare në Vërmicë është ndaluar një veturë që po drejtohej nga një shtetas turk dhe në të janë gjetur sasi të konsiderueshme të pjesëve rezervë të makinerive të rënda.

“Vlera totale e këtyre mallrave është 7,900 euro.  Me këtë rast, konstatojmë se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

The post Dogana parandalon kontrabandën në Jarinje appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here