Reperja e njohur Tayna ka reaguar pas bllokimit në YouTube të këngës së saj më të re “Si ai” nga ish-menaxheri, Rinor Hykolli. Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna iu ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës. Reperja e ka quajtur “mjeran” ish-menaxherin e saj, duke shtuar “nuk bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi.” “Ke ardhur për t’u…








