Eksperti mjeko-ligjor, Naim Haliti, ka thënë se Marigona Osmani kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të shumëfishta. Ai ka folur të martën në seancën e rigjykimit të Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për dhunim dhe vrasjen e Osmanit më 2021. Haliti që ka marrë pjesë në përpilimin e autopsisë të të ndjerës, ka thënë se Osmani kishte pësuar lëndime të rënda për së gjalli.








