Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen Bala të Dardanisë së Pejës, familje së cilës në Ditën e Çlirimit forcat serbe ia masakruan 5 fëmijë. Ai u shpreh se teksa drita e lirisë po agonte në Kosovë, në errësirën e natës forcat e Serbisë po kryenin masakra. “Në ditën e çlirimit të Kosovës, në mbrëmjen e 12 qershorit 1999, në Dardani të Pejës u vranë 5 fëmijë.








