Qeveria e Kosovës ka miratuar Marrëveshjen Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo marrëveshje parasheh ndër të tjera bashkëpunimin me Turqinë në stërvitje dhe edukim ushtarak, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare.








