Kampionati Evropian në Gjermani do të fillojë spektaklin nesër në mbrëmje, me 24 skuadra që do të synojnë trofeun e çmueshëm. 433 ka zbuluar ligat me më së shumti lojtarë në Euro 2024. Premierliga prin me 96 lojtarë gjithsej, e ndjekur nga Serie A me 90. Bundesliga është e treta me 76, e pasuar nga La Liga me 55, ndërsa top-5shen e mbyll Ligue 1 me 29.








