Ndonëse janë bërë negociata e janë arritur edhe dy marrëveshje në Bruksel për atë se si do të hapet Ura e Ibrit, një gjë e tillë s’ka ndodhur. Porosia për Kosovën, pas paralajmërimeve për hapje, është që për diçka të tillë të arrihet dakordim në Bruksel ku prezentë duhet të jetë edhe pala serbe. Kështu kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. Zëdhënësi i Ambasadës së…








