Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 14 qershor Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në një konferencë për media, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep, Trupi Gjykues konstatoi për të dy të akuzuarit ekziston ende rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera.








