Danimarka dhe Angla kanë barazuar në Frankfurt në ndeshjen më të madhe të Grupit C të kampionatit evropian Euro 2024.
Anglia kaloi e para në epërsi ndaj Danimarkës në pjesën e parë përmes Harry Kane i cili shënoi në minutën e 18-të të ndeshjes.
Megjithatë, goli i Kane nuk i mjaftoi Anglisë. Morten Hjulmand shënoi nga distanca për Danimarkën për rezultatin final 1-1.
Anglia e Danimarka u përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Euro 2024. Në grup janë edhe Serbia e Sllovenia.
Tre Luanët fituan 1-0 kundër Serbisë në ndeshjen hapëse të grupit, kurse Danimarka barazoi 1-1 ndaj Sllovenisë të dielën.
Anglia prin me katër pikë të tubuara. Sllovenia dhe Danimarka kanë nga dy pikë, ndërsa Serbia është e fundit me një pikë.
The post Danimarka dhe Anglia ndajnë pikët në xhiron e dytë të Grupit C appeared first on Albanian Post.








