Shkëlqim Fortuzi është zgjedhur rektor i Universitetit Aleksandër Moisiu, në Durrës.
Me herët, ai mbante postin e dekanit te fakultetit te biznesit.
Akademiku ishte në garë me dekanin Andon Kume në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, Osman Metalle, dekan i Fakultetit te Studimeve Profesionale, si dhe me Lindita Mukli dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe informacionit.
Ndërsa, Tonin Gjuraj është zgjidhur rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës. Ai fitoi ngushtë përballë rektores aktuale Rajmonda Kçira dhe pedagoges se historisë Nertila Ljarja.
Tonin Gjuraj e nisi karrierën e tij akademike si pedagog ne Universitetin e Shkodrës, ndërsa për disa kohë ka qenë edhe Ambasador i Shqipërisë në Izrael.
Së fundmi ai ka qenë edhe Rektor në UET.
The post Gara për rektor – Shpallen fituesit për Universitetin e Durrësit dhe Shkodrës appeared first on Albanian Post.








