Një aksident i rëndë rrugor që përfshin eskortën që ndiqte kryeministrin hungarez Viktor Orbán ka ndodhur në rrugën për në aeroportin e Shtutgartit. Rrugës ka pasur një përplasje mes eskortës së Orbanit ku janë përfshirë dy motorë policie dhe një makinë. Një polic ka vdekur, një tjetër është plagosur rëndë, raporton Bild.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:15 në sheshin Albplatz në lagjen Degerloch të Shtutgartit, kur një 69-vjeçare, duke drejtuar një BMW, injoroi pengesën e vendosur për kalimin e kolonës së makinave që shoqëronin kryeministrin hungarez.
Gruaja u kthye majtas në kryqëzimin Rubensstrasse dhe u përplas me motorin e një oficeri policie 61-vjeçar që po shoqëronte makinën e Orbanit. Nga forca e goditjes, motori është hedhur mbi motorin e shërbimit të një tjetër efektivi 27-vjeçar, i cili kishte bllokuar kryqëzimin për qarkullim.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë të dy efektivët. 61-vjeçari ka ndërruar jetë pak më pas në spital.
Orbán, i cili takohet sot në Romë me Giorgia Melonin, kishte shkuar në Shtutgart të dielën për ndeshjen e Hungarisë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Sipas informacioneve, ai ka mundur të vazhdojë rrugëtimin e tij pavarësisht kësaj
The post Aksident i rëndë rrugor me eskortën e Orbanit, vdes një polic appeared first on Albanian Post.








