kurti-mirenjohes-ndaj-serwerit-per-“keshillat-e-mencura”-rreth-problemeve-te-kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në një takim miqësor profesorin e njohur amerikan, Daniel Serwer, të cilin e ka falënderuar për analizat dhe këshillat, posaçërisht rreth zhvillimeve politike në Kosovë. Kurti, përmes një postimi në plaformën “X” në mbrëmje, theksoi se Serwer është “një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh” i Kosovës.

“Ky është i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij të mbrehtë dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka thënë ai.

Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë, ku edhe ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” nën patronazhin e Grupit për Studime Politike dhe Juridike (GPLS), që u mbajt të mërkurën në Prishtinë.

Ndryshe, profesori amerikan në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në kuadër të Universitetit Johns Hopkins në Uashington njihet gjërësisht për publikun kosovar. Serwer kontribuon vazhdimisht në debatet publike, në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, posaçërisht sa i përket procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The post Kurti mirënjohës ndaj Serwerit për “këshillat e mençura” rreth problemeve të Kosovës appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here