Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Itali në kuadër të “Global Women Leaders Summit”, ka zhvilluar takime me gratë që janë shembull për udhëheqje, e ndër to ka qenë tamimi me Hillary Clinton, e ambasadoren Melanne Verveer, raporton Ekonomia Online. Osmani ka ndarë fotografi në Facebook, teksa ka shkruar se këto gra janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues.








