spanja-nuk-lejon-befasi-ndaj-gjeorgjise,-kualifikohet-ne-cerekfinale-te-euro-2024

Spanja ka kaluar në çerekfinale të kampionatit evropian Euro 2024 duke mposhtur Gjeorgjinë në ndeshjen e katërt të 1/8 së finales.

La Roja fitoi me rezultat të thellë ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, duke u konfirmuar si favorite për të fituar për herë të katërt Euro 2024.

Gjeorgjia kaloi e para në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes. Robin Le Normand shënoi autogol pas një kundërsulmi të gjeorgjianëve.

Megjithatë, rezultatin e barazoi Rodri. Ai shënoi nga distanca për 1:1 në minutën e 39-të të ndeshjes që u luajt në Koeln të Gjermanisë.

Golin e dytë për Spanjën e realizoi Fabian Ruiz. Ai e konkretizoi në gol asistimin e Lamine Yamal i cili paraprakisht rrezikoi portën.

Nico Williams realizoi supergol për 3:1 në minutën e 75-të të ndeshjes, kurse golin e katërt e shënoi Dani Olmoi në minutën e 83-të.

Ndryshe, në çerekfinale Spanja do ta ketë përballë Gjermaninë, kurse Gjeorgjia përmbyllë aventurën e parë në Euro 2024.

The post Spanja nuk lejon befasi ndaj Gjeorgjisë, kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024 appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here