portugalia-kualifikohet-ne-cerekfinale-te-“euro-2024”

Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi e ka mposhtur me penallti Slloveninë.

Portieri portugez Diogo Costa ka pritur tri penallti rresht për të dërguar Portugalinë në çerekfinale të Euro 2024.

Penalltitë për Portugalinë u shënuan nga Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes, dhe Bernardo Silva.

Ndryshe, para se ndeshja të shkonte në penallti, Ronaldo e humbi një të tillë në pjesën e parë të minutave shtesë të lojës.

Tani skuadra e udhëhequr nga Ronaldo do të ballafaqohet me Francën e cila ka fituar kundër Belgjikës me rezultat minimal 1:0.

Të martën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera. Në orën 18:00 do të ndeshet Rumania me Holandën, ndërkaq në orën 21:00, Austria me Turqinë.

The post Portugalia kualifikohet në çerekfinale të “EURO 2024” appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here