Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Portugalisë dhe Sllovenisë në kuadër të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.
Në 45 minutat e parë ka dominuar skuadra portugeze e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, duke rrezikuar katër herë portën e sllovenëve të cilët nuk kanë pasur asnjë gjuajte në portën portugeze.
Megjithatë, Portugalia vlerësohet favorite e madhe ndaj Sllovenisë.
Paraprakisht, Franca e ka mposhtur Belgjikën dhe e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të “EURO 2024”.
Ndryshe, Franca do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë.
The post Baras mbyllet pjesa e parë mes Portugalisë dhe Sllovenisë appeared first on Albanian Post.








