hamza:-pdk-eshte-e-gatshme-per-zgjedhje,-vendit-do-i-ofrojme-qeveri-te-pergjegjshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka qenë dhe është çdo herë e gatshme për zgjedhje të reja, ka thënë Bedri Hamza.

Këto komente, kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas një vizite që ka pasur në Komunën e Prizrenit, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj Komune, Shaqir Totaj.

“Në kuadër të vizitave mobilizuese në terren, sot bashkë me Uranin i vizituam Shaqën e Kujtimin në Prizren dhe dolëm pak në Shatërvanin e bukur. PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja”, shkroi Hamza.

Kryetari aktual i Mitrovicës bëri me dije edhe atë se çfarë do t’i ofrojë Kosovës në rast se e merr pozitën e kreut të ekzekutivit.

“Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm”, shtoi.

Ai potencoi se ndryshimin do ta bëjë së bashku “me çdo njeri vullnetmirë, me çdo qytetarë që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu”.

Ndryshe, zgjedhjet e ardhshme parlamentare – në kushte normale – do të mbahen në shkurt të vitit 2025, atëherë edhe kur i përfundon mandati ligjvënësve aktual.

Para disa javësh pati përpjekje që zgjedhjet të mbahen më herët, mirëpo për shkak se nuk pati pajtueshmëri mes partive politike për formën sesi të shkohet në proces elektoral të jashtëzakonshëm, një gjë e tillë nuk ndodhi.

PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje – partia që ka pushtetin – propozuan që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes shpërndarjes së kuvendit, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan që një gjë e tillë të bëhet përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti.

The post Hamza: PDK është e gatshme për zgjedhje, vendit do i ofrojmë qeveri të përgjegjshme appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here