dortmundi-siguron-sherbimet-e-anton,-per-te-zevendesuar-hummels

Mbrojtësi gjerman Waldemar Anton është duke u transferuar nga nënkampionët e Bundesligës, VfB Stuttgart, te Borussia Dortmund, njoftuan klubet të hënën në mbrëmje.

Qendërmbrojtësi ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare, që do të zgjasë deri në qershor 2028 me finalistët e Ligës së Kampionëve, Dortmund.

“Të gjithë në BVB [Dortmund] më dhanë që në fillim ndjenjën se ata vërtet donin të nënshkruanin me mua dhe se unë mund dhe duhet të luaja një rol të rëndësishëm. Unë jam me të vërtetë i gatshëm për këtë,” komentoi 27-vjeçari Anton, citohet të ketë thënë në një deklaratë për shtyp nga Dortmundi.

Anton është caktuar si pasardhësi i Mats Hummels. Anton ishte një shkëmb në prapavijë, pasi Shtutgarti luajti një sezon të fortë për të përfunduar i dyti pas kampionëve Bayer Leverkusen, 12 muaj pasi pothuajse ra nga kategoria, por gjeti rrugën e mbijetesës vitin e shkuar në Bundesliga dhe u ringrit përmes një projekti të ri të ekipit.

Anton ishte i lidhur me Stuttgartin deri në vitin 2027, por kontrata e tij përfshinte një klauzolë largimi që e lejon atë të lëvizë për tarifën fikse të transferimit prej 22.5 milionë euro.

“Ne e zgjatëm kontratën e tij me bindje të plotë, por e dinim gjithashtu se klubet e tjera ishin shumë të interesuara për të. Edhe nëse është e vështirë, ne duhet të pranojmë që Waldi tani ka vendosur të largohet nga VfB,” tha anëtari i bordit të VfB Stuttgart, Fabian Wohlgemuth.

Golashënuesi më i mirë i VfB, Serhou Guirassy, ​​ka një klauzolë të ngjashme në kontratën e tij dhe gjithashtu po lidhet me Dortmundin për një transferim të mundshëm te verdhezinjtë.

The post Dortmundi siguron shërbimet e Anton, për të zëvendësuar Hummels appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here