Holanda e Anglia u ndanë baras pas 45 minutëshit të parë në gjysmëfinalen e dytë të “EURO 2024”. Të parët në epërsi në ndeshjen e sontme dolën holandezët me anë të Xavi Simons në minutën e 7-të të ndeshjes. Më pas, Anglia e mori krejtësisht lojën e dorë dhe përmes një penaltie diskutabile shënoi Harry Kanë në minutën e 19-të të takimit. Kombëtarja angleze pati edhe disa raste të tjera…








