Hungaria nuk dëshiron dhe nuk do të mbështesë që NATO të bëhet një bllok “anti-Kinë”.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto për televizionin shtetëror të Hungarisë teksa ishte në Washington DC.
Duke folur në margjinat e samitit të NATO-s, Szijjarto ka thënë gjithashtu se pranimi i Ukrainës në aleancë do të dobësonte unitetin brenda grupit.
“NATO është një aleancë mbrojtëse…ne nuk mund ta organizojmë atë në një bllok kundër Kinës”.
Kina është një partner i rëndësishëm tregtar dhe investues për Kinën.
Shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian po kërkojnë të bëhen më pak të varur nga Pekini.
Kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin kinez Xi Jinping të hënën për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë pas vizitave në Kiev dhe Moskë.
Bisedimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin zemëruan disa liderë të BE-së pasi blloku po kërkon të shmangë kontaktet e nivelit të lartë me Moskën për luftën në Ukrainë.
Në samitin e NATO-s, liderët janë zotuar për mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe projekt-komunikata përsëriti mbështetjen për Ukrainën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
The post Hungaria nuk dëshiron që NATO të bëhet një bllok ‘anti-Kinë’, thotë ministri hungarez appeared first on Albanian Post.








