Është mbyllur protesta e opozitës para Kryeministrisë pas fjalimit përmbyllës të kreut demokrat, Sali Berisha.
Tanimë, protestuesit ndodhen para Bashkisë Tiranë, aty ku janë mbajtur protesta të përjavshme nga opozitarët. Opozita ka protestuar disa herë përpara Bashkisë, pas rastit me dosjen 5D ku u arrestuan drejtorë dhe ish-drejtorë.
Teksa thërrasin “Berisha, Berisha”, “Turp, Turp”, protestuesit kanë gjuajtur molotovë edhe drejt Bashkisë – ngjashëm siç u veprua në protestën para Kryeministrisë.
Mes tensionesh, protestuesit tentojnë edhe të çajnë kordonin e forcave policore.
Fokusi i kësaj proteste të dytë është kryebashkiaku Erion Veliaj.
Pjesë e konsiderueshme e protestueseve ndodhen tanimë para Bashkisë Tiranë, teksa edhe forcat e sigurisë janë zhvendosur aty për të siguruar rendin.
Lajm në përditësim…
The post Protestuesit zhvendosen drejt Bashkisë Tiranë, hidhen sërish molotovë appeared first on Albanian Post.








