Pas Emirateve të Bashkuara Arabe e Izraelit, Tajlanda është shteti i radhës që ka hequr regjimin e vizave për kosovarët.
Kështu të paktën ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook.
“Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.
Kjo arritje, sipas saj, reflekton përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar me zgjerimin e mundësive ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës.
Ndryshe shteti i fundit – jashtë Bashkimit Evropian – që i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës ishte Izraeli, paraprakisht të njëjtën gjë bëri edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Shengen, në Evropë.
The post Tajlanda heq vizat për kosovarët appeared first on Albanian Post.








