navarro-i-sapo-liruar-nga-burgu-“me-propozuan-te-tradhtoja-trumpin-per-te-shpetuar-lekuren-time”

«Këtë mëngjes u largova nga një burg federal në Miami. Joe Biden dhe Departamenti i tij i Drejtësisë më vendosën atje.”

Një ovacion duartrokitjesh që zgjati disa minuta – i treti më i gjatë deri tani pas atyre për Trump dhe zëvendësin e tij Vance – mirëpriti ish-këshilltarin tregtar të Trump, Peter Navarro, i cili ishte liruar nga burgu disa orë më parë, në arenën e Milwaukee-t.

Navarro u dënua me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit për refuzimin për të dëshmuar në hetimin e Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve në 6 janar.

Pas një shakaje (“Duhet ta shihni tatuazhin tim MAGA të bërë në burg”), Navarro – një ish-profesor i ekonomisë 75-vjeçar i hollë dhe flokëbardhë – tha “Ata më propozuan që të tradhtoja Trumpin për të shpëtuar lëkurën time. Unë refuzova. Dhe e dini çfarë? Nuk më thyen. Dhe ata kurrë nuk do ta thyejnë Donald Trumpin”.

Ai kujtoi Steve Bannon, gjithashtu eshe ai në burg për katër muaj për të njëjtën arsye (ai do të lirohet disa ditë para zgjedhjeve të nëntorit).

Navarro-s iu bashkua e dashura e tij Bonnie, e veshur me të kuqe dhe me një kapelë Make America Great Again (MAGA), të cilën ekonomisti e puthi në buzë mes duartrokitjeve të delegatëve.

«Ata këtë ua bëjnë të gjitha familjeve tona. Nëse ma bëjnë mua, do ta bëjnë edhe ty”, shtoi ai në vazhdim.

The post Navarro i sapo liruar nga burgu “Më propozuan të tradhtoja Trumpin për të shpëtuar lëkurën time” appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here