biden-rezulton-pozitiv-me-covid-19

Presidenti amerikan, Joe Biden, rezultoi pozitiv me Covid-19 të mërkurën dhe po përjeton simptoma të buta, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Biden, 81 vjeç, rezultoi pozitiv pas ngjarjes së tij të parë në Las Vegas, ku pritej të fliste në konferencën vjetore UnidosUS. Mjeku i presidentit tha se Biden ka marrë dozën e tij të parë të Paxlovid dhe do të izolohet në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach, Delaware, në përputhje me udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Presidenti u paraqit sot pasdite me simptoma të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, duke përfshirë rhinorhea (rrjedhje hundësh) dhe kollë jo-produktive”, thuhet në një shënim nga mjeku i Biden-it, të siguruar nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Ai ndihej mirë për ngjarjen e tij të parë të ditës, por duke qenë se shfaqi shqetësime të lehta, u krye testimi i kujdesit për Covid-19 dhe rezultatet ishin pozitive për virusin Covid-19”.

Konfirmimi i Shtëpisë së Bardhë pasoi një njoftim në konferencë nga presidentja dhe drejtoresha e UnidosUS, Janet Murguía, pasi Biden u vonua një orë e gjysmë në paraqitjen e tij të planifikuar.

“Sapo isha në telefon me Presidentin Biden dhe ai ndau zhgënjimin e tij të thellë që nuk mundi të bashkohej me ne këtë pasdite. Presidenti ka qenë në shumë ngjarje siç e dimë të gjithë dhe ai sapo rezultoi pozitiv për Covid”, u tha Murguía të pranishmëve.

Reflektim mbi tërheqien 

Pas këtij lajmi po hapen skenarë të rinj.

CNN zbuloi se një burim e quajti presidentin “të hapur” për diskutime për të ardhmen e tij dhe Biden pretendohet të ketë pyetur këshilltarët e tij më të afërt nëse “Kamala Harris mund të fitojë”.

Një ditë më parë, në një ngjarje elektorale, vetë Biden e kishte cilësuar zëvendësen e tij si “shumë të aftë për të qenë president”.

Riferimet për mjekët

Sëmundja vjen pas ditëve në të cilat shumë demokratë rritën presionin që Biden të tërhiqej nga gara presidenciale pas debatit televiziv me Donald Trump.

Vetë presidenti, pak orë para deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, kishte shpjeguar në një intervistë se ishte gati të tërhiqej nëse mjekët ia kërkonin.

Kjo deklaratë habiti shumë demokratë, edhe sepse dukej paksa si një shenjë dorëzimi, një ndryshim i papritur në komunikim dhe një mënyrë për ta bërë më të mundshëm vendimin për t’i dhënë fund fushatës së tij.

Në këtë rast, ai do t’i linte vendin një kandidati më të ri.

Ndër të preferuarit është zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris, për të cilën Biden supozohet po reflekton për ta propozuar.

Covid si rrugëdalje

Tani sëmundja mund t’i ofrojë Bidenit një rrugëdalje për të pregatitur daljen.

Para shpalljes së testit pozitiv, Biden ishte ndalur në një restorant.

Gazetarët shoqërues të grupit kishin vënë re se si ai ecte më ngadalë se zakonisht dhe ishte më i zbehtë se një ditë më parë, kur kishte mbajtur një fjalim të gjallë në kongresin e NAACP, organizatës më të madhe afrikano-amerikane.

Kur po bëhej gati për t’u nisur në aeroport, Biden hodhi vështrimin nga dritarja e limuzinës së tij për një moment pas mbërritjes në Air Force One, duke ngritur gishtin e madh të dorës si për të thënë që çdo gjë ishte në rregull.

Kur gazetarët e pyetën se si ndihej, presidenti u përgjigj “Mirë, ndihem mirë”.

Pastaj ngjiti ngadalë shkallët e avionit.

The post Biden rezulton pozitiv me Covid-19 appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here