arrestohet-ish-ushtari-i-uck-se-ne-maqedonine-e-veriut,-kishte-fletarrest-nga-serbia

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar, të mërkurën, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes, pasi që i njëjti kishte fletarrest nga Serbia.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një komunikate për media

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadani”, thuhet në njoftim.

Nga MPJ-ja kanë theksuar se do të informojnë publikun për zhvillimet e mëtjshme lidhur me këtë rast.

Për arrestimin e Ramadanit, për Albanian Post ka folur zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Ai ka thënë se janë duke punuar për lirimin e tij, derisa ka theksuar se ka pasur edhe raste të tjera në të kaluarën.

“Po punojmë për ta evituar si problem”, tha Mexhiti për AP.

Zëvendëskryeministri shqiptar në qeverinë e RMV-së potencoi se jo vetëm për këtë rast, por “jemi duke punuar edhe për raste të tjera”.

Kjo ka ndodhur, siç tregoi Mexhiti, pasi që Serbia, ish-ushtarët e UÇK-së, i paraqet në INTERPOL.

“Pastaj paraqiten në sistem. Duhet që ta gjemë zgjidhjen që të eliminohet si fenomen, jo vetëm për këtë rast”, pohon.

Arrestimi i Ramadanit u krye në pikëkalimin kufitar Jaznicë-Glloboqicë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ai është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

The post Arrestohet ish-ushtari i UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, kishte fletarrest nga Serbia appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here