Grupi i punës për reformën zgjedhore në Shqipëri miratoi ekspertët e saj. Ajo që bie në sy është fakti se Partia Demokratike mbeti jashtë edhe në nivel ekspertësh. Nga Partia Socialiste janë zgjedhur Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi, ndërsa nga Rithemelimi Ivi Kaso dhe Silva Caka. Sipas dokumentit, që mban datën 5 prill, mbledhja e radhës do të mbahet të enjten e ardhshme në orën 12:00.








