Shqipëria dhe SHBA shënojnë 102-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve. Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vjetësh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991…








