Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon festën “Faleminderit mërgatë” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ministria ka njoftuar se aktivitetet do të fillojnë këtë të martë nga ora 10:00 deri në ora 23:00. “Qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes të cilave do të promovohen produkte vendore, turizmi…








