Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë dhe një nga udhëheqësit e VLEN-it, koalicionit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Sipas Taravarit, BDI-ja, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, po përdorë gënjeshtra dhe manipulime për të dëmtuar VLEN-in. Tutje, ai ka shkruar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka…








