u-udhezuam-nga-mpb-ja-qe-osmani-t’i-nenshtrohet-kontrollit-te-sigurise,-thote-aeroporti-shkupit

TAV, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, kanë reguar sërish në lidhje me incidentin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase i ka udhëzuar që delegacioni i Osmanit t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport.

Në reagimin e presidencës për këtë rast, u theksua se sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal të Osmanit, madje kanë tentuar edhe që ta shtyjnë fizikisht.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit (skriningut) të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rëntgen”, thonë nga ana tjetër nga aeroporti i Shkupit.

“Në bazë të Dokumentit 30 të ECAC (Doc.30) dhe Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë”, shtoi.

Në reagim kanë potencuar se “nëse nuk jemi të harmonizuar me këto rregulla, piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen në avion të pasagjerit”.

“Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

Ata pohuan se udhëzimet që ka marrë Departamenti i tyre i Sigurisë nga Departamenti për Mbrojtjen e Disa Personave dhe Objekteve “thonë qartë se anëtarët e delegacionit duhet t’i nënshtrohen një kontrolli standard të sigurisë në përputhje me procedurat e përcaktuara”.

Ky reagim i aeroportit demanton pohimin e koalicionit “VLEN” – përfaqësuesit e shqiptarëve në qeverinë maqedonase – të cilët më herët theksuan se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, duke u përpjekur që ta largojnë përfshirjen e qeverisë në incidentin me Osmanin.

Incidenti me Osmanin, Koalicioni VLEN: Shteti s’ka kompetencë mbi sigurinë e aeroportit

The post U udhëzuam nga MPB-ja që Osmani t’i nënshtrohet kontrollit të sigurisë, thotë aeroporti Shkupit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here